Vlonjatet duan pikë përballë kampionëve

Për herë të parë këtë sezon Partizani do të luajë përballë tifozëve të vet. Në “Selman Stërmasi” të kuqtë presin Flamurtarin që është skuadër e pakolauduar ende.

“Ne duhet të mendojmë për veten dhe projektin tonë duke respektuar çdo kundërshtar, ajo që bën diferencën është sjellja jonë. Të mendojmë të japim gjithnjë më të mirën. Objektivi është që të qëndrojmë në të njëjtat nivele si në sezonin e shkuar. Ky është një kampionat ndryshe, lojtarë të tjerë si te Partizani ashtu edhe tek ekipet e tjera. Rezultatet e dy ndeshjeve të para nuk janë tregues për vazhdimësinë tonë”, tha trajneri i Partizanit, Lerda.

Nga ana tjetër vlonjatët pavarësisht se do të jenë përballë kampionëve do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga takimi.

Në ndeshjet e tjera që do të luhen këtë të dielë, Skënderbeu do të presë Bylisin, ndërsa Kukësi Laçin.

Tv Klan