Nga dita e nesërme Mali i Zi do të hapë kufijtë për vendet e rajonit duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Për të hyrë në Malin e Zi sipas drejtorit te Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosa duhet  të paraqitet testi negativ i COVID-19.  Po ashtu ai theksoi se vendimi për hapjen e kufijve është marrë për arsye të situatës së përkeqësuar në fushën e turizmit.

Mali i Zi kishte vendosur të mbyllte kufijtë me Shqipërinë nga 21 Qershori për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Mbyllja e kufijve tokësorë ishte vendosur për shkak të numrit në rritje të shtetasve të infektuar aktiv në Shqipëri.

Ndërkohë pritet që të përcaktohen edhe detaje të tjera për procedurat që duhet të aplikohen për tu futur në Mal të Zi.

Klan Plus