Sulmuesi i Shqipërisë po diskuton me drejtuesit e Watford për t’u transferuar në Championship

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ndodhet në Angli për të biseduar me klubin e Watford për një transferim të mundshëm.

25-vjeçari ka marrë lejen nga Barcelona që të diskutojë për të gjetur një ekip të ri.

Sipas uebsajtit “The Athletic”, lojtari kuqezi mbërriti në aeroportin “Heathrow” me një udhëtim nga Milanoja në orën 14:30 të së martës. Më pas me të u bashkuan menaxherët e tij, që erdhën me një fluturim nga Malaga.

Vetëm Manaj i konfirmoi “The Athletic” se do të takohet me drejues të klubit anglez që luan në Championship për të diskutuar një transferim të mundshëm. Por sulmuesi kuqezi shtoi se po shqyrton edhe opsione të tjera nga klube të Serisë A dhe të La Liga-s.

Watford është në kërkim të një sulmuesi dhe e shikon lojtarin e kombëtares shqiptare si një investim interesant. Duket se palët kanë përparuar në bisedime për realizimin e transferimit. Te Spezia, sulmuesi realizoi 5 gola në 30 takime të luajtura në Serinë A.

Klan News