Manchester City vazhdon me fitoret në javën e 33-të të Premier League. Citizens arritën suksesin në transfertë me Crystal Palace. Në rezultatin 3-1, Raheem Sterling shënoi i pari për skuadrën e Guardiolas. Në pjesën e dytë Sterling shënoi sërish. Milivojeviç shkurtoi diferencën përkohësisht për vendasit, por Gabriel Jesus vendosi rezultatin 3-1.

Edhe Liverpool mori në fushën e vet një fitore të rëndësishme. Ndaj Chelsea, skuadra e Klopp shënoi 2 herë me Mane dhe Salah në pjesën e dytë duke mos pësuar. Liverpool mban kështu kryesimin me dy pikë më shumë se City.

Në Bundesliga, edhe Bayern Munich ruan vendin e parë të renditjes pasi fitoi 4-1 ndaj Fortuna Dusseldorf. Dy herë Coman, Gnabri dhe Goretska janë shënuesit për bavarezët.

Tv Klan