4000 çikliste morën pjesë në eventin me distancë 227 km, në një terren me pamje unike dhe lartësi deri 5000 metra

Më shumë se 4 mijë çiklistë pedaluan përgjatë Alpeve austriake në edicionin e 41- të të maratonës “Ötztal Cycle”

Gara e gjatë 227 kilometra ishte një sprovë e vërtetë për çiklistët, të cilët shijuan pamjen fantastike në rrugët alpine, në një lartësi që shkoi gati 5 mijë metra.

Nga meshkujt, i pari doli kanadezi Jack Bruke, që realizoi kohën më të shpejtë 7:10:13, i ndihmuar edhe nga kushtet ideale atmosferike.

Nga femrat, më e shpejta ishte gjermania Catherine Rossmann me kohën 8:04:31.

Konkurrenca ishte e madhe në këtë maratonë, por për një pjesë të garuesve u quajt arritje fakti që e përfunduan itinerarin.

Në mbrëmje, dhe përpara eskortës së policisë, çiklistët e fundit e përfunduan garën pas 14 orësh në rrugët alpine të Austrisë.

Klan News