Holanda heq të gjitha kufizimet për shqiptarët

Ministria e Jashtme ka sqaruar sot mënyrën e udhëtimit për turizëm drejt Austrisë. Ndryshe nga ajo që njoftoi aeroporti i Rinasit një ditë më parë, Ministria e Jashtme thotë se nga data 24 Qershor, shqiptarёt mund tё udhёtojnё drejt Austrisё pёr çdo arsye.

Sipas Ministrisë, pёrpara udhёtimit pasagjerët duhet tё jenё tё pajisur me Test PCR negativ të 72 orëve të fundit ose test antigen negativ të 48 orëve të fundit, certifikatë vaksinimi ose certifikatë shërimi të lëshuar nga institucione të autorizuara.

Austria do të lejojë personat e vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca, Johnson and Johnson, Moderna dhe Sinopharm, por jo Sinovac që aplikohet në vendin tonë.

Një ditë më parë Holanda vendosi të lejojë udhëtimet pa asnjë kufizim të shtetasve nga Shqipëria.

Tv Klan