Fundi i Janarit ka ulur siparin e merkatos në Superligën shqiptare. 10 ekipet kryesore në vend kanë kryer lëvizje të studiuara jo pak gjatë kësaj periudhe, duke mos bërë shumë ndërhyrje. Skuadra më aktive ka qenë Teuta. Durrsakët kanë afruar 7 futbollistët, ku evidentohet ai i Rubin Hebaj dhe Jahmir Hykës dhe larguar 9, mes të cilëve Sherif Kallaku apo dhe vëllezërit, Adolf e Santiago Selmani.

Me pikatore në këtë merkato ka lëvizur Tirana. Kryesuesit e Superligës kanë afruar 2 dhe kanë larguar po aq futbollistë për të mos ndryshuar shumë në organikën e teknikut Orges Shehi. Jo pak lëvizje ka kryer skuadra tjetër e kryeqytetit, Partizani. Të kuqtë rikthyen në ekip Enea Bitrin dhe firmosën me talentin premtues të kombëtares shqiptare, Sherif Kallaku.

Aktiv kanë qenë edhe skuadrat që rrezikojnë rënien një kategori më poshtë. Skënderbeu ka afruar 4 lojtarë dhe ka larguar 4, Egnatia ka forcuar ekipin me 7 prurje të reja, teksa nuk do të jenë pjesë për muajt e mbetur të sezonit 8 lojtarë që ishin në dy fazat e para. 6 afrime dhe 7 largime kishte dhe nga Kastrioti, që mbyll edhe renditjen në Superligë.

Klan News