Jo vetëm që ndihmoi Barcelonën të arrinte një fitore tepër të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështirë, por me golat e realizuar përballë Sevilla, Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord.

Me tripletën përballë andaluzianëve, argjentinasi arriti në kuotën e 50 tre golave të realizuar në karrierë. Një shifër e frikshme për numrin 10 katalan, i cili vijon të mahnisë me paraqitjet e tij fantastike

Sevilla është gjithashtu një ndër kundërshtarët e preferuar për Messin, pasi në portën e tyre ai ka shënuar plot 36 herë.

‘Pleshti’, siç i thonë, është edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll me 25 gola, me një diferencë të ndjeshme nga shoku i tij i skuadrës Luis Suarez, me 16 gola

Pas fitores se siguruar kundër Sevilla, Barcelona konsolidon pozitat në krye të La Liga me 57 pikë, duke lënë pas Atletico dhe Real Madrid, që duket se e kanë shumë të vështirë të rivalizojnë me katalanasit gjatë këtij sezoni.

Tv Klan