Presidenti Ilir Meta nuk u paraqit të martën për t’u pyetur në komisionin hetimor parlamentar që po heton kreun e shtetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës me deklaratat e tij para dhe gjatë fushatës elektorale.

Arsyet kreu i shteti zgjodhi t’i adresonte një letër drejtuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.  Meta Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij e cilëson antikushtetues dhe në shkelje me Rregulloren e Kuvendit. Për të ai është produkt i një veprimtarie parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka asnjë legjitimitet për të vepruar.

Por kreu i komisionit hetimor Alket Hyseni i dha një tjetër mundësi kreut të shtetit për t’u paraqitur në komisionin.

Në mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan deklaratat e Presidentit të sjella nga AMA, veçanërisht ato që kishin të bënin me deklaratat e tij ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri dhe marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Si pjesë e hetimit është përfshirë dhe dekretet presidenciale për dhënie shtetësie.

Tv Klan