Milan vijon të mos fitojë dhe të mos shënojë në kampionat, përballja e katërt radhazi. Skuadra e Gatuzos barazoi pa gola në fushën e Fozinones në takimin e zhvilluar mesditën e së mërkurës.

Rastet nuk munguan ndërsa skuadrës vendase iu anulua një gol me ndihmën e sitemit VAR. Gjyqtari i sfidës vlerësoi si të parregullt një ndërhyrje në mesfushë në momentin ku nisi aksioni. Seria A do të zhvillojë sot të gjitha ndeshjet e javës së 18.

Tv Klan