Ndeshja Bolonja – Inter nuk u zhvillua pasi ekipi vendas nuk u paraqit pas vendimit të autoriteteve shëndetësore që të qëndrojë në karantinë prej rasteve me Covid-19. Në stadium pritën për 45 minuta futbollistët zikaltër dhe arbitrat.

Të njëjtin fat edhe për ndeshjet Atalanta – Torino, Salernitana – Venecia dhe Fiorentina – Udineze të programuara të zhvilloheshin po të enjten, pasi Liga e Serie A vendosi të mos shtyjë asnjë takim. Milani mundi Romën me rezultatin 3 – 1.

Ky sukses e mban në vendin e dytë. Skuadra kryeqytetase e mbylli përballjen me 9 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq, ndërsa Ibrahimoviç humbi penallti. Juventus dhe Napoli barazuan 1 – 1 në Torino, një rezultat që i shërben pak të dy ekipeve.

Miqtë shënuan në pjesën e parë, ndërsa vendasit në të dytën. Mes përballjeve që u luajtën bie në sy sfida Lacio – Empoli që u mbyll në barazim 3 – 3. Golin e parë me penallti e shënoi Nedim Bajrami.

Tv Klan