Milan mori vendin e parë të renditjes pas fitores me Veronën. Ndeshje me shume emocione dhe drame ishte ajo e luajtur në San Siro. Skuadra mike kaloi dy herë në avantazh në pjesën e parë. Që në minutën e 7 realizoi Capraro ndërsa me 11-metërsh dyfiahoi Barak.

Pjesa e dytë ishte krejt tjetër histori. Olivier Girud shënoi golin e parë për Milan. Në mesin e pjesës së dytë barazoi Frank Kessie me penallti. Milan shtoi presionin dhe ndoshta kjo solli një autogol të habitshëm të veronas që ka si autor Gunter.

Lazio fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Interit. Supersukses i skuadrës së Sarri i shkaktoi kampionëve në fuqi humbjen e parë të sezonit. Zikaltrit kaluan në avantazh me 11-metërshin e Perisic. Ishte Hysaj që shkaktoi faull në zonë.

Në pjesën e dytë një tjetër penallti por në favor të Lazios pas një prekjeje me dorë nga lojtarët e Inter. Lazio kërkoi më shumë avantazhin që e gjeti në minutën e 81 me Anderson. Goli i minutave shtesë nga Milinkovic – Savic vendosi fitoren 3-1.

Tv Klan