Gripi i Verës zgjat pak dhe prek çdo grupmoshë

Kujdes nga ethet disaditore. Mjekët e familjes thonë se prej më shumë se dy muajsh janë shumë të rralla rastet me Covid, pasi 99% prej rasteve që paraqiten tek doktori janë të prekur me gripin e Verës.

“Gripi i verës ngatërrohet me Covid. Që kur filluan te rriten temperaturat, kemi vënë re që ka pasur ndryshim në shëndetin e tyre me këto simptoma gripale apo virusale të verës. Kam mbi dy muaj qe nuk kam asnjë rast pozitiv. Të gjithë negativ”

“Dhe simptomat e gripit të verës janë rrufë temp dhimbje fyti, koke. Dobësitë e përgjithshme trupore. Të njëjtat me simptomat e Covid. Ethet disa ditore zgjasin vetëm disa ditë. 2-3-5 ditë”.

Në çdo rast për të bërë  diferencën nëse është Covid apo gripi i verës, bluzat e bardha i referojnë qytetarët për tampon. Në të gjithë vendin nga mbi 2 mijë raste të dyshuar me Covid, rezultojnë mesatarja 4 të infektuar në ditë.

Tv Klan