Zhoze Murinjo ka ndryshuar mendje për Marash Kumbullën. Mbrojtësi kuqezi në takimin kundër Kaljarit të fituar 1-0, ishte perfekt në prapavijë e paraqitjen e tij e vlerësoi edhe tekniku portugez. Lojtari 21-vjeçar luajti titullar, ku u dallua me ndërhyrjet e tij. Takimi u vendos nga një gol i Serxhio Oliveirës që realizoi në debutim.

Në fund të takimit, Murinjo deklaroi se Kumbulla e kishte rifituar besimin e tij.

“Më pëlqeu Kumbulla, i cili është rritur me një sistem me tre lojtarë në prapavijë e ndihet mirë. Unë i kërkova mbrojtjes që të luante sa më lart të ishte e mundur. Topi gjithnjë dilte i pastër. Jam i lumtur për ekipin, përveç mundësive që ne gabuam, nëse duhet që të zgjedh një lojtar, mendoj për të. E kisha humbur besimin te ai pas takimit kundër Bodos, por ndaj Kaljarit ishte një futbollist i imi. Ishte më i miri, bëri një lojë fantastike.”

Edhe mbrojtësi kuqezi në përfundim të takimit tha se ishte i lumtur me fitoren dhe lojën e bërë. Kumbulla shtoi se portugezi e ka ndihmuar me këshillat e dhëna dhe se ai do të vazhdojë me përulësi të punojë e të japë maksimumin për ekipin.

Performanca e Kumbullës u vlerësua edhe nga mediat italiane, që e vlerësuan masimalisht.

Klan News