cigareDuhani vazhdon të pihet lirisht në cdo ambjent publik, bar, restorant apo kafene të kryeqytetit. Që prej ditës së parë të hyrjes në fuqi, ligji antiduhan nuk ka gjetur zbatim. Dështimin e tij e pranon edhe ministri  i shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Edhe ministrat e mëparshëm janë  perpjekur të venë në zbatim ligjin që pengon konsumimin e duhanit në ambjente publike, por nuk ia kanë dalë. Ministri aktual beson se  duhanpirësit dhe subjektet që lejojnë këta të fundit të pinë duhan mund te ndalohen përmes ashpërsimit të sanksioneve.

Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produketet e duhanit ka hyrë në fuqi në 26 maj të vitit 2007. Për vënien në zbatim të këtij ligji është ngritur edhe Task forca, e cila me aksione të herëpashershme, kontrrollonte subjektet duke vendosur gjoba në rastet kur konstatonin se pihej duhan në bare apo restorante. Por kjo duket se nuk funksionoi, pasi menjëherë pas kontrrollit fillonte sërish pirja e duhanit.  Forcimi masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit nuk është provuar ende ndaj na mbetet të presim nëse ky ligj do të  bëhet funksional.