Southgate: Detyrë e vështirë. Mancini: Të argëtohemi

Italia-Angli është finalja e madhe e këtij Europiani e programuar të dielën në Wembley. Dy skuadra që nuk janë përballur në një nivel të tillë. Italia e ka fituar në 1968 këtë trofe, ndërsa për Anglinë është hera e parë që mbërrin në një ndeshje të tillë.

Anglezët duan t’ia bashkojnë suksesit të 1966 në Kupën e Botës dhe kjo atmosferë është krijuar rreth grupit të lojtarëve. “Kemi një detyrë të vështirë, por duhet ta përballojmë me dëshirë të madhe”, deklaroi trajneri i Anglisë, Gareth Southgate për gazetën The Guardian.

Ai vlerëson ecurinë e Italisë madje edhe faktin që ka pësuar pak gola. “Duhet të argëtohemi vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet një finale”, tha Roberto Manicini i Italisë për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ai mendon se mbërritja në finale është një objektiv i rëndësishëm, por nuk mjafton. Në 27 ndeshjet e mëparshme 11 janë fituar nga Italia, 8 nga Anglia, ndërsa 8 të tjera në barazim.  

Tv Klan