Hoxhallari: Rastet po rriten, duhet të vaksinohen

Trendi rritës i rasteve me koronavirus është reflektuar edhe tek gratë shtatzëna. Edhe pse në një përqindje të vogël, virusi pandemik nuk po e kursen edhe këtë kategori. Shumica e të infektuarve po marrin trajtim ambulator ndërsa dy prej tyre janë shtruar në spitalet Covid1 dhe 3.

Në kuadër të trendit në rritje të infektimeve gjatë kësaj periudhe sigurisht që kjo reflektohet dhe tek gratë shtatzëna, vihet re një rritje e grave shtatzëna të infektuara me Covid. Një pjesë relativisht e vogël ka nevojë dhe për trajtim spitalor, ne nuk kemi por kemi ofruar konsulentë në spitalet Covid ku ka të shtruara në përqindje të vogël. Tek të dy spitalet ka paciente shtatzëna”.

Mjekët gjinekologë e shohin të domosdoshëm vaksinimin e grave shtatzëna.

“Një pjesë e konsiderueshme e grave shtatzëna na bëjnë pyetjen a duhet të vaksinohemi dhe përgjigjia është padiskutim po. Është shumë e rëndësishme që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen mundësisht që në fillim të shtatzanisë”.

Infektimi i grave shtatzëna në muajt e fundit ka çuar në disa raste dhe në lindjen e bebeve pozitiv me Covid. Mjekët thonë se vaksinimi nuk ka asnjë ndikim negativ tek fetusi, ndërsa siguron mbrojtje për nënat.

Tv Klan