Raportim Live
21:49, 10 Shtator 2024

Shqipëri-Gjeorgji, pjesa e dytë

Shqipëri-Gjeorgji, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja!

Akordohen 4 minuta shtesë.

90’-tjetër pritje vendimtare nga Strakosha, që mohon golin e sigurt.

88’- Strakosha bën një ndërhyrje spektakolare, duke i mohuar golin e dytë Davitashvili.

84’- Karton i verdhë për Kitaishvili, për ndërhyrje të gabuar ndaj Myrto Uzunit.

80’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Uzuni merr vendin e Nedim Bajramit.

75’- Zëvendësim te Gjeorgjia. Davitashvili merr vendin e Kvaratskhelia.

72’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Asani, për t’i lënë vendin Spahiut dhe Seferit.

71’- Gol Gjeorgjia! Zhbllokohet sfida, Kochorashvili kalon në avantazh miqtë me një supergol nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Strakosha.

65’- Ardian Ismajli bën një ndërhyrje vendimtare, duke shpëtuar golin e sigurt. Vazhdojnë sulmet e gjeorgjianëve.

63’- Mundësi shumë e mirë për kuqezinjtë. Bajrami përfiton nga një pasiguri dhe gjuan fortë në zonë, por topi shkon jashtë. Kumbulla nuk e devijon dot.

61’- Zëvendësimi i parë te Shqipëria. Largohet Arbër Hoxha dhe aktivizohet Qazim Laçi.

58’- Rrezikon sërish Gjerogjia me Mikautadze, që provon me të djathtë, por topi kalon pasqyrën e portës dhe shkon jashtë.

55’- Gjuajtje e hidhur nga Kiteishvili. Me fat Strakosha, pasi topi shkon ngjitur me shtyllën.

47’- Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës së rreptësisë. Gjuan Asllani, por topi shkon shumë mbi traun e portës.  

45‘- Starton pjesa e dytë.

20:53, 10 Shtator 2024

Shqipëri-Gjeorgji, pjesa e parë

Shqipëri-Gjeorgji, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

46’- Ismajli bën ndërhyrje vendimtare, duke dërguar topin në goditje këndi, pas një aksioni të rrezikshëm nga e majta.

45’- Akordohet 1 minutë shtesë!

43’- Chakvetadze gjuan nga jashtë zone, devijon Asllani në goditje këndi.

37’- Tjetër tentativë nga jashtë zone për Shqipërinë. Hoxha provon me një gjuajtje të fortë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

36’- Top  i shkëlqyer i Asllanit për Manajn në zonë, sulmuesi nuk  e shfrytëzon si duhet aksionin.

35’- Lëvizje e bukur e Asanit nga e djathta, Mamardashvili ndal rrezikun.

34’- Chakvetadze kalon Asanin dhe Hysajn, kroson në zonë, por largon Mitaj me kokë.

32’- Krosim i Asllanit për Manajn, por topi është i paarritshëm për sulmuesin e Shqipërisë.

30’- Asllani gjuan nga jashtë zone, topi ka forcë, por jo saktësi, teksa shkon mbi traun e portës.

27’- Goditje e fortë nga Mikautzde në hyrje të zonës, topi shkon jashtë.

25’– Shpëton me fat porta e Shqipërisë. Kiteishvilli shkëputet nga e djathta dhe pason në zonë. Kvaratskhelia nuk arrin ta devijojë, për ta dërguar në rrjetë.

23’- Presion i lartë i Shqipërisë, që bën presing të madh, për të rrëmbyer topin afër zonës së gjeorgjianëve.

20’- Krosim i Asllanit për Ismajlin në zonë. Provon mbrojtësi, por portieri Mamardashvili, është më i shpejtë dhe zotëron topin.

15’- Moment i vështirë për Shqipërinë. Gjeorgjianët, provojnë me një gjuajtje nga jashtë zone nga  Kiteishvili, por shkon mbi portën e Strakoshës.

12’- Gjuajtja e parë nga Shqipëria. Arbër Hoxha tenton nga jashtë zonë, por topi shkon mbi traun e portës.

9’- Arbër Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe kroson në zonë, por largohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

7’- Kroson Kvaratskhelia nga e majta, largon Asllani me kokë.

5’- Vendimtar Marash Kumbullës, i cili largon një top të rrezikshëm në zonë.

3’- Krosim i rrezikshëm nga Hysaj në zonë, Manaj nuk e shfrytëzon si duhet. Minuta të mira për Shqipërinë.

2’- Gjeorgjianët e nisin në sulm. Kumbulla ndal një aksion të rrezikshëm të Kvaratskhelia.  

20:50, 10 Shtator 2024

20:46, 10 Shtator 2024

Shqipëria “thyhet” në shtëpi, Gjeorgjia i falet një goli

Shqipëria “thyhet” në shtëpi, Gjeorgjia i falet një goli

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRI: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.

GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Lochoshvili, Gvelesiani, Kiteishvili, Mikautadze.

/tvklan.al