Rama: Zbatuam ligjin. Berisha: Vendim atidemokratik

Nxënësit e shkollës jopublike Mehmet Akif, kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës së tyre. Pa e ndalur thirrjen për ndryshimin e këtij vendimi, me pankarta në duar ata janë zhvendosur përpara kryeministrisë. Ata ftuan që të gjithë të shikojnë standartet e shkollës, për të cilat ka një vendim mbyllje.  

Dyert janë të hapura. A mund të vijë dikush nga ju të na thotë për çfare sandartesh bëhet fjalë, për godinën 6 katëshe, per klasat me tabelat smart, për palestrën moderne, për oborrin e madh apo stafin e kualifikuar?”, shprehet nxënësja.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, zgjodhi t’ju përgjigjet me anë të rrjeteve sociale, duke ju kërkuar që protestën ta zhvendosin tek pronarët e shkollës.

Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Kryeministri Rama.

Në përkrahje të nxënësve, ka dalë lideri i demokratëve, Sali Berisha. Ai e konsideroi vendimin për mbylljen e shkollës antidemokratik dhe të urdhëruar nga jashtë.

Si mundet kryetari i qeversië së një vendi me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër t’u vendosë çelsin kopshteve dhe shkollave të vendit. E dënoj me forçën me të madhë këtë vendim absolutisht antidemokratik dhe antishqiptar të një njeriu”, ka thënë kreu i PD-së, Berisha.

Nxënësit dorëzuan një peticion me 10 mijë firma në mbështetje të shkollës së tyre.

Vendimi i qeverisë që urdhëron mbylljen e shkollës jopublike Mehmet Akif, i lë detyrim këtij institicioni të pajisë dhe me dokumetacionin e nevojshëm të gjithë nxënësit për t’u zhvendosur në shkolla të tjera.

Tv Klan