Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë një ofertë pune nga Nju Jorku. Sipas burimeve të OKB-së, Antonio  Guterres i ka  kërkuar  67-vjeçares të kryesojë një komitet këshillues të udhëhequr nga ish-krerë shtetesh dhe qeverish.

Guterres ia bëri këtë ofertë në një letër drejtuar Merkelit – e cila hoqi dorë nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane. Pavarësisht ofertës, janë të pakta gjasat që ajo të pranojë këtë punë nga selia e OKB-së.

Në një intervistë ekskluzive për DW para se të largohej nga posti, Merkel tha:

Për momentin nuk e di se çfarë do të bëj. E kam thënë tashmë, së pari do të pushoj pak dhe më pas do të shohim çfarë më vjen në mendje”.

Deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Merkel. Edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara nuk dëshiruan ta komentonin ofertën.

Klan News