Preç Zogaj: PD do të izolohet nëse në krye rikthehet Berisha

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Partia Demokratike rrezikon që të izolohet nëse në krye të saj rikthehet Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, teksa ka qenë duke debatuar me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, Zogaj tha se  SHBA e ka thënë qartë që nuk do të bashkëpunojë me PD-në me Berishën kryetar.

Këta do tentojnë me Kuvendin e datës 11, do i shkojnë deri në fund se e ka nisur. E dyta do të shpjegojnë, do u thojnë demokratëve ata që ne e dimë. Nëse do i shkoni deri në fund do shpalleni dhe do të izoloheni, e kanë thënë zyrtarët e SHBA”, tha analisti.

Më tej Zogaj u shpreh se historia e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe PD-së fillojnë pas datës 9 Shtator dhe refuzoi që të debatonte për shembuj të tjerë të sjell nga Bylykbashi, siç ishin deklaratat e ndërkombëtarëve pas djegies së mandateve në 2019-ën.  

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ka thënë para pak ditësh nëse PD shkon zgjedhjen e një personi non grata do të ndërpresim marrëdhëniet me PD. Nëse keni informacion ndryshe, do jem i lumtur ta dëgjoj”, shtoi Zogaj.

Sot mbështet Bashën, por ka qenë kundër djegies së mandateve. Bylykbashi aprovon deklaratën e Salianjit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është pjesë e grupit mbështetës të Lulzim Bashës, ka qenë kundër djegies së mandateve të deputetëve dhe vendimit për të mos hyrë në zgjedhjet lokale në vitin 2019.

Këtë ai e ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan, gjë që është pranuar edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili në debatin që ka përfshirë dy muajt e fundit PD-në, është pjesë e grupit mbështetës të Sali Berishës.

Bylykbashi, i ftuar gjithashtu në studion e Opinion, ka pranuar se Salianji ishte shprehur kundër në mbledhje për djegien e mandateve.

Ervin Salianji: E di si është ky muhabeti? E ka kapur Rama këtë nuk hyjmë, e ka kapur Rama këtë nuk hyjmë edhe i lamë të gjitha. Se të gjithë e duartrokisnin këta me lënien e mandateve, me zgjedhjet lokale.

Blendi Fevziu: Atë që keni bërë, në gjuhën shqipe kjo është gomarllëk, po më mirë ta pranoni. Ti për djegien e mandateve kundër ishe?

Ervin Salianji drejtohet nga Bylykbashi: Ka qenë në mbledhje, le ta konfirmojë.

Blendi Fevziu: Kundër ishe?

Ervin Salianji: Kam qenë në mbledhje. Ja pyete (për Bylykbashin), ka qenë aty.

Blendi Fevziu: Ke qenë kundër? Edhe për mos hyrjen në zgjedhjet lokale?

Ervin Salianji: Kundër. Ja le ta konfirmojë.

Oerd Bylykbashi: Ai ka qenë kundër.

Blendi Fevziu: Kundër ëë?

Oerd Bylykbashi: Kundër.

Blendi Fevziu: Bravo ti.

Ervin Salianji: Unë nuk gënjej.

Berat Buzhala tregon skenarin si mund të zgjidhet kriza në PD: Basha të futet në garë në kundërshtarët

Gazetari Berat Buzhala ka deklaruar mbrëmjen e sotme se brenda Partisë Demokratike duhet të gjendet një kompromis mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Buzhala u shpreh se PD duhet të futet në një proces zgjedhor dhe Lulzim Basha të përballet me kundërshtarët e tij.

Më së paku që mund të bëj Lulzim Basha është të konfirmoj veten. Në mënyrë civilizuese, në mënyrë të kulturuar, demokratike, ku problem zgjidhet me zgjedhje të reja. Nuk mundet askush që të mos mbahen zgjedhjet. Në i kemi mbajtur zgjedhjet e përgjithshme brenda një viti, i kemi mbajtur në vitin 2019 dhe në vitin 2020. Nuk mund të vazhdohet kështu”, tha Buzhala.

Por kjo deklaratë të gazetarit është kundërshtuar nga Salianji, i cili tha se Kryesia e Partisë ka analizuar situatën dhe ka thirrur Kuvendin Kombëtar./tvklan.al