A do të ketë luftë mes Rusisë dhe Ukrainës? Analiza e ish-ambasadorit Nesho

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OBK, Agim Nesho, e shikon shumë të tensionuar situatën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Nesho tha se do parë se si do të reagojnë vendet Baltike, të cilat sipas tij do të kenë rol në luftë.

“Ky është një nga problemet, pasi nuk dihet si do të reagojnë vendet Baltike dhe Polonia. Mund të jetë që të futen në konflikt dhe të detyrojë NATO-n për të hyrë në konflikt. Mund të ndihmojnë popullin e Ukrainës dhe të përfshihen në konflikt global”, tha ai.

Më tej në analizën e tij, Nesho u shpreh se “ky është një testim që i bën kina dhe Rusia Perëndimit pas tërheqjes nga Afganistani”.

Ambasadori thekson se në Evropë ka një unitet mes vendeve, por thotë se Rusia kërkon njëmarrëveshje të heshtur me Perëndimin.

Amerikanët kanë filluar biseda me Suedinë dhe Finlandën, e cila prish statusin e saj. Nëse bëhet një sulm e gjithë Evropa do jetë kundër Rusisë. Rusia kërkon që të bëjë një aleancë të heshtur me Evropën për të mbijetuar. Nëse Perëndimi do të ruajë principet, ata thonë që të rikthehen dhe të kenë influencat e tyre”, shtoi Nesho./tvklan.al