Vala e dytë godet Europën, Spanja rivendos bllokimin, Greqia sheh një rritje shqetësuese të rasteve nga Covid-19, njëkohësisht virusi është më aktiv në Gjermani. Kreu i sindikatës së mjekëve në Gjermani ka pohuar se vendi tashmë është në mes të valës së dytë, për shkak se njerëzit kanë shkelur rregulla të distancës fizike.

Franca gjithashtu qëndron pranë greminës dhe në çdo moment mund të dalë jashtë kontrollit. Në Paris, Ministria e Shëndetësisë publikoi një raport shqetësues nga komiteti shkencor pasi u regjistruan më shumë se 7,000 të infektuar javën e kaluar, si dhe një rritje të numrit të personave që trajtohen për sëmundjen e Covid-19 në kujdesin intensiv.

Greqia regjistroi 121 raste të reja, raporti ditor më i lartë që nga 22 Prilli, ndërkohë që Kryeministri i vendit u kërkoi qytetarëve të mbajnë distancimin shoqëror, duke theksuar se “e ardhmja afatshkurtër e pandemisë qëndron kryesisht në duart e popullatës”.

Italia ka arritur të bllokojë dy mjete lundrimi me të infektuar në zonën e Civitavecchia në Romë.

Klan Plus