Shqipëria do të mbetet në ndikimin e të ftohtit polar duke sjellë mot, kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellime dhe vranësira te shpeshta do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore paraqitet moti në skajin verior.

Orët në vijim karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Era e ftohtë verilindore bën që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 8°C.

Era vijon nga verilindja duke arritur ne momente të vecanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al