Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, duke bërë që deri në mesditë të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -5C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 14°C.         

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzimin 3 ballë./tvklan.al