Skenarë për rifillimin edhe në Spanjë e Belgjikë

Ulja e numrit të të prekurve me koronavirus në Itali e rrit optimizmin edhe në botën e futbollit. Serie A po bëhet gati për t’u rikthyer në fushë, por me një plan të saktë dhe pa rrezik. Në projekt janë 3 data, kur skuadrat italiane mund të dalin përsëri në fushat e blerta: 24 maj, 31 maj ose e fundit 7 qershor.

Por, për të luajtur në njërën nga këto data, futbollistët do të lejohen të rifillojnë stërvitjen në kushte normale. Flitet se kjo mund të ndodhë më 4 maj. Llogariten rreth 20 ditë stërvitje dhe pastaj rinisja e Serie A diku në fund të majit, ose fillim të qershorit. 13 javët e mbetura të kampionatit italian pritet të përfundojnë deri në mes të korrikut.

Një tjetër ide ishte zhvillimi i të gjitha ndeshjeve të mbetura në Romë, në të gjitha stadiumet dhe impiantet kur mund të transmetoheshin live dhe pa probleme, me futbollistët që do të qëndronin të izoluar në hotele dhe me rregulla strikte. Por kjo ide është hedhur poshtë pasi për momentin, është tejet e rrezikshme grumbullimi i shumë personave në një vend.

Në Spanjë po diskutohet që nëse do të zbritet në fushë në një kohë optimale për të mos rrezikuar jetën e askujt, atëherë do të duhet që ndeshjet të luhen në një periudhë të ngjeshur. Plani është të zhvillohet një ndeshje në 72 orë.

Belgjika e mbylli kampionatin me ndeshje të papërfunduara ndërsa federata holandeze mori vendimin pa miratimin e të gjithë klubeve që të rinisë sezonin më 19 qershor.

Tv Klan