Në javën e 27 të Superligës, Partizani gjen sërish Luftëtarin. Të kuqtë kanë mundësi të shkeputen pasi do të shpenzojnë të gjitha energjitë për trofeun kampion.

“Me Kupën e mbyllëm, tani 150% për kampionat”

, tha trajneri i Partizanit.

Pritet me interes përballja e Kukësit me Kastriotin që lufton për mbijetesën.

Tirana do të udhëtojë në Vlorë për ndeshjen ndaj Flamurtarit. Kuqezinjtë kanë frikën e një përgjumjeje pasi kanë 3 javë pa luajtur. Tek Tirana kanë punuar më së shumti me anën psikologjike.

“Do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv. Duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Nuk kemi çfarë të humbasim. Duhet të  bëjmë detyrat në çdo ndeshje”

, u shpreh trajneri Ardian Mema.

Ndeshja tjetër e javës së 27 është Laçi – Teuta. Skënderbeu do të vazhdojë të pushojë pasi i ka siguruar pikët e takimit që duhet të luante me Kamzën.

Tv Klan