Partizani shkëputet në krye falë fitores 3 – 1 me Flamurtarin në kryeqytet. 10 pikë larg është Teuta e vendit të dytë. Një sukses me vlerë i arritur falë golave të Bardhit dhe Hebajt. Ribaj ishte shënuesi për Flamurtarin, por që mori edhe të kuq duke lënë vlonjatët me 10 futbollistë, pasi replikoi me mbështësit kundërshtarë. Incidentet në fundin e pjesës së parë sollën edhe ndërprerjen për pak minuta të takimit. Tifozët e Partizanit sulmuan fotografin e Flamurtarit. Për të qetësuar situatën ndërhynë edhe lojtarët e të kuqve.

Luftëtari i shkaktoi Teutës humbjen e parë pas 15 takimesh në kampionat. Ndeshja e luajtur të shtunën në Gjirokastër përfundoi me fitoren 1 – 0 të vendasve. Goli i vetëm u shënua nga Rapo në mesin e pjesës së parë, duke i dhënë pikë të vleshme për mbijetesën. Mundësia më e mirë për durrsakët ishte në minutën e 73’, por penalltia e Prognit u prit nga Ruçi. Të premten Tirana mundi me rezultatin 2 – 1 Skënderbeun në Korçë. Java e 23 e Superligës do të mbyllet të dielën me takimet Kukësi – Kamza dhe Kastrioti – Laçi.

Tv Klan