Pas investigimit të emisionit “Stop” në TV Klan, ministrja Besa Shahini shkarkon drejtoreshën e Arsimit të Tiranës, Arjola Byzyku.

Vendimi është marrë pas skandalit, ku një shkollë e mesme private lëshonte diploma dhe pse para dy vitesh ishte urdhëruar mbyllja. Emisioni “Stop” faktoi se gjimnazi “Skënderbej” jepte diploma me vula të Drejtorisë Arsimore dhe Ministrisë edhe pse ishte pa license.

Në Dhjetor 2018 pas ankimeve të bërë në Ministrinë e Arsimit, Inspektoriati Shtetëror Arsimor është vënë në dijeni se gjimnazi “Skënderbej” ushtronte veprimtarinë në mënyrë të palicencuar. Një kontroll i ushtruar nga ky inspektoriat vërtetoi këtë rast skandaloz dhe i përcolli të dhënat Ministrisë.

Tv Klan