Shënon 2 gola në fitoren ndaj ADO Den Haag

Armando Broja tregoi cilësitë e tij në sfidën e parë si titullar me Vitesse. Sulmuesi i Kombëtares vendosi fitoren 2-0 të ekipit të tij  ADO Den Haag. 19-vjeçari i huazuar nga Chelsea në skuadrën holandeze realizoi 2 herë në suksesin që e ngjit Vitesse në vendin e tretë, menjëherë pas PSV dhe Ajax.

Broja realizoi në të 32’ dhe në të 71’. Një e dhënë befasuese për sulmuesin e ri, pasi në 153 minuta në fushë numëron 3 gola. Vendimtar ishte edhe Emir Sahiti, por në kampionatin kroat.

Sulmuesi 21-vjeçar i dha fitoren 1-0 Sibenik në fushën e Hajduk Split. Sulmuesi i cili është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa shënoi në minutën e 34’. Kaq mjaftoi që Sibenik të merrte 3 pikë me vlerë.

Tv Klan