Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar sot hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen për sulmin ndaj policisë në Shtator te 2017-ës, në hyrje të tregut agro-ushqimor të Elbasanit.

Të pandehur në gjykatë kanë përfunduar për këtë çështje Kelmend Xhaferri, Enea Bekteshi dhe Suel Çela.

Ky i fundit është ende në arrati dhe i shpallur në kërkim.

Këta të tre akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë, e mbetur në tentativë.

Në atë kohë u godit me makinë të blinduar, automjeti i nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Tv Klan