Në qytetin e Krujës është përuruar busti i një prej shenjtorëve të bektashizmit, Dedë Ahmet Myftarit. Vendosja e bustit në këtë qytet që njihet si një prej qendrave të bektashizmit në Shqipëri u bë në kuadrin e 105-vjetorit të lindjes së tij.
Në ceremoninë e zhvilluar morën pjese Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Edmond Brahimaj, Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe qindra qytetarë të Krujës si dhe besimtarë nga i gjithë vendi.
Kryegjyshi botëror në fjalën e tij ka vlerësuar figurën e Dedë Ahmet Myftarit duke vënë në pah rrugëtimin e vështirë të këtij shenjtori të bektashizmit, sidomos gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
Dedë Ahmet Myftari drejtoi Selinë e Shenjtë të Bektashinjve gjatë viteve 1948-1957. Më pas ai u persekutua nga regjimi komunist, por nuk e humbi besimin duke i shërbyer besimtarëve deri në ditën fundit të jetës.
Klan News