Sans morën një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Utah Xhez me rezultatin 115-109. Ky është suksesi i tetë radhazi për Feniks që gjithnjë e më shumë konfirmohet në krye të Konferencës së Perëndimit.

Protagonist i takimit ishte Buker që realizoi 43 pikë dhe 12 ribaunde. Utah pa Gobert dhe Mitçell e pati të vështirë që të reagonte dhe pësoi humbjen e tretë radhazi, që e largon nga vendi i tretë.

Klivlend mundi Baks me rezultatin 115-99 dhe ngjitet në vend të tretë në Konferencën e Lindjes pas triumfit të tretë radhazi. Pas 12 minutash lojë, kampionët në fuqi ishin në avantazh me 9 pikë, ndërsa më pas Cavaliers krijuan diferencën.

Më i miri për Miluoki ishte Antete-kumpo që realizoi 26 pikë dhe 9 ribaunde, por nuk e shangu dot humbjen pas tri sukseseve radhazi. Për Cavaliers u dallua Kevin Love me 25 pikë.

Nets u mund në shtëpi nga Denver me rezultatin 118-124. Pa Harden, Durant dhe Irving, më i miri për ekipin nga Bruklin ishte Tomas me 25 pikë të realizuara. Ndërsa për Nuxhets spikati Jokiç me 26 pikë,10 ribaunde dhe 8 assite. Nets mori humbjen e tretë radhazi dhe zbret në vend të katërt në Konferencën e Lindjes, ndërsa Denver konfirmohet në vend të gjashtë.

Sharlot mori një fitore rekord, pasi për herë të parë në histori shënoi 158 pikë në një ndeshje. Shifër për t’u harruar për rivalët e Indianas, që për herë të parë pësuan të tillë humbje ndërsa shënuan 126 pikë. Hornes konfirmohen në vend të shtatë në Lindje me 27 fitore këtë sezon, ndërsa për Pejsërs ky ishte dështimi i tretë radhazi.

Në takimet e tjera të NBA, fitore morën edhe Majemi, Çikago Bulls dhe Grizlies, ndërsa u mposhtën Portland, Kings dhe Mexhik.

Klan News