Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka një plan ambicioz. Johnson synon që të shtyjë të gjitha vendet që të shtojnë kapacitet e vaksinimit dhe e gjithë bota të jetë e imunizuar nga Covid-19 deri në fund të vitit të ardhshëm.

Pritet që ai ta përcaktojë këtë objektiv për vaksinimin global në një samit të grupit G7, që do të zhvillohet gjatës javës që vjen. SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia janë shprehur të gatshme që të ndihmojnë dhe vendet e varfra dhe të dhurojnë vaksina për programin Covax.

Nga ana tjetër Britania e Madhe është nismëtare për vaksinimin masiv dhe arritjen e imunitetit të tufës ende nuk ka treguar se sa doza do të dhurojë për vendet e varfra.

Ndërkohë Johnson është shprehur se në samitin që do të zhvillohet nga 11 deri në 13 Qershori, do të kërkojë që Covid të trajtohet si sfida më e madhe që nga epoka e pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas tij nëse kryhet vaksinimi i gjithë popullsisë do të jetë arritja më e madhe në historinë e mjekësisë./tvklan.al