Presidenti libanez e ka cilësuar si kërcënues për stabilitetin dhe sigurinë në vend

Aeroplanët izraelitë kanë kryer sulme ajrore në Liban në përgjigje të dy raketave të lëshuara drejt Izraelit nga territori libanez më herët mes tensioneve dhe përshkallzimeve ndërkufitare që janë gjithnjë e në rritje me Iranin.

Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për raketat, të cilat janë nisur nga jugu i territorit të Libanit, ku militantët e Hezbollahut – të përkrahur nga Irani – kanë fuqi të konsiderueshme.

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer dy sulme në periferi të qytetit libanez të Mahmudiya, rreth 12 km nga kufiri izraelit. Presidenti libanez Michel Aoun ka deklaruar se sulmet janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e Libanit jugor dhe se ato shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB -së.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantaz i cili beson se në këtë ngjarje ka gisht Palestina.

Ky ishte një sulm që kishte për qëllim të dërgonte një mesazh”, u shpreh ai duke folur për një për televizionin izraelit.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur, teksa fuqitë botërore tentojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë zotuar se do të punojnë me aleatët e tyre për t’iu përgjigjur sulmit ndërkohë që  Izraeli  është treguar i gatshëm për të vepruar nëse do të jetë e nevojshme.

Klan News