Uniformat blu kanë sekuestruar 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta 

Specialistët e hetimti të krimit në komisariatin numër 2 pas informacioneve të marrë në rrugë operative kanë vënë në pranga një 34 vjeçar. 

Blutë e Tiranës nga kontrolli që kanë ushtruar në lokalin e të riut tip bar-kafe, kanë gjetur dhe sekuestruar 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat dyshohet se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara. 34-vjeçari është vënë ne pranga dhe pritet që në ditët në vijim të përballet me Gjykatën e Tiranës për caktim të masës së sigurisë.

Ai dyshohet për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Lojërat e fatit kanë dy vite që janë të ndaluara me ligj, por personat që i organizojnë këto aktivtete kanë gjetur rrugë alternative.

Para një vitit uniformat blu kanë zbulluar një operacion për ndalimin e organizimit të lojrave të fatit, ku në pranga ranë 120 persona në të gjithë vendin. 

Klan News