Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ra 28- vjeçari me inicialet M.P, banues në Shkodër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër  e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për  veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”

, njofton policia.

/tvklan.al