Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të mbërrijë sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare 2-ditore.

Sassoli do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, me të cilët do të diskutojë për zhvillimet politike në vend, si dhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i PE pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama, me Presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Po kështu, David Sassoli do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse në seancën e sotme parlamentare.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme, kreu i Parlamentit Europian pritet që të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës së bashkuar. /tvklan.al