11 protestues të arrestuar, 47 policë të lënduar

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga qytetarë maqedonas të cilët të nxitur nga opozita po kundërshtojnëpropozimin francez që i mbyll mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes.

Protestuesit fillimisht u tubuan para Qeverisë, ndërsa pastaj lëvizën drejt Ministrisë së Jashtme ku thyen xhamat e ndërtesës.

Protesta është përshkallëzuar kur protestuesit pas Ministrisë së Jashtme i janë drejtuar ndërtesës së Kuvendit.

Aty një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë nisur të hedhin sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke thyer edhe xhamat e Kuvendit.

Policia njofton se jane 11 protestues të arrestuar dhe 47 policë të plagosur nga protesta e së martës.

Klan Macedonia