Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua masa e sigurisë për 19 protestuesit e opozitës të arrestuar tre ditë më parë për sulmin ndaj Kryeministrisë. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 15 prej tyre, ndër ta edhe ish-kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxha. Për dy gra të ndaluara dhe një të mitur është kërkuar detyrim paraqitje, ndërsa për një protestues është kerkuar arrest shtepie.

Të ndaluarit dhe avokatët e tyre kanë mohuar akuzat duke sqaruar se sulmi ndaj ndërtesës së qeverisë është simbolike dhe jo dhunë. Në përfundim gjykata vendosi të lërë në qeli 6 prej protestuesve, 7 në arrest shtëpie dhe 6 të tjerë detyrim paraqitje. 19 persona akuzohen për shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr, kundërshtim të policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Tv Klan