38-vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash në servisin e tij

Kamerat e sigurisë përballë servisit të Delon Troqes kanë filmuar mjetin me të cilin lëviznin autorët e vrasjes së 38-vjeçarit mbrëmjen e 28 Majit në Vlorë.

Siç duket nga filmimet, një makinë me ngjyrë të zezë afrohet ngadalë para servisit të Troqes dhe kur mjeti ka qenë ende në lëvizje, një person që qëllon me breshëri nga dritarja e pasme të makinës.

Për shkak të errësirës, identifikimi i autoreve është i vështirë, ndërsa nga makina duken shkëndijat që nxjerrin breshëritë e plumbave.

Delon Troqe u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra për shkak të gjakderdhjes.

Automjeti me të cilin u krye vrasja u gjet i djegur në fshatin Sherishtë disa orë më pas. Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për ekzekutimin.

Tv Klan