BSH: Akomodimi, shërbimet dhe fasonët më të dëmtuarit

Punonjësit e ndërmarrjeve të mëdha kanë qenë kategoria më e prekur nga papunësia që shkaktoi pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar. Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, të gjithë sektorët e ekonomisë patën rënie dhe shkurtim të vendeve të punës por më të goditurit rezultojnë akomodimi, industria përpunuese dhe shërbimet.

Në total efekti i goditjes në punësim nga banka qendrore vlerësohet në 3%, ku 40% janë prekur ndërmarrjet me mbi 50 punonjës, 39.5% ato me 1-9 të punësuar dhe 21% bizneset e vogla.

“Paketat ndihmëse të qeverisë dhe programet e ndërmarra të punësimit kanë luajtur rol në zbutjen e goditjes negative në tregun e punës. Ato kanë synuar mbështetjen me të ardhura për punonjësit më të prekur nga kufizimet e vendosura, si dhe ruajtjen e vendeve të tyre të punës.”

Në total gjatë vitit të shkuar qeveria ndau 200 milionë dollarë për punonjësit që dolën të papunë, por pjesa më e madhe e ndihmës u përqendrua te kategoria e bizneseve të vogla.

Tv Klan