Raste sporadike në vend, 6 te shtruar në spital

Qarku i Kukësit kalon “Covid free”. Shifrat e ulëta të infektimeve kanë sjellë një ulje të numrit të shtrimeve, gati të papërfillshme krahasuar me një vit më parë.

Nëse vjet në të njëjtën periudhë në vend regjistroheshin 12 mijë raste aktive, tashmë kemi vetëm 5 % të tyre, apo e thënë ndryshe afro 600 raste.

Ndërsa një vit më parë në spital kishim 214 të shtruar, këtë muaj kemi vetëm 3 % të tyre, 6 pacientë. Ata janë 5 nga Tirana dhe 1 nga Fieri. Imunizimi i popullsisë nga vaksinat antiCovid dhe kalimi i sëmundjes në rrugë natyrale kanë sjellë një përmirësim të situatës së Covid.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se pandemia është drejt fundit, por ende nuk e ka shpallur endeminë. Sipas ekspertëve gjatë sezonit të dimrit pritet edhe bashkëqarkullimi i gripit për këtë arsye nuk duhet të ndërpritet vaksinimi antiCovid dhe ai për gripin.

Tv Klan