Kombëtarja italiane do vaksinohet në kuadër të kampionatit europian

Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile për të vaksinuar skuadrën kombëtare të Italisë në funksion të kampionatit Europian të Futbollit.

Duke filluar nga 3 maji, lojtarët jo anëtarët e stafit të Roberto Mancinit do të shkojnë në dy qendrat e vaksinimit të vëna në dispozicion nga Federata, në Romë dhe në Milano, për të marrë dozën e parë të AstraZeneca.

Trajneri Mancini ka përpiluar një listë prej 30-35 lojtarësh që aspirojnë ftesën në kombëtare, por vetëm 23 prej tyre do jenë në gjendje të përfaqësojnë kombëtaren italiane në turneun që do mbahet nga 11 Qershori deri më 11 Korrik.

Axurrët do të grumbullohen më 24 maj për tu përgatitur për miqësoren kundër San Marinos në Cagliari. Takimi i parë do luhet në Olimpico mes Italisë dhe Turqisë.

Klan News