Modelja britanike shfaqi format e saj perfekte ndërsa u rrethua nga buqetat e shumta

Qindra trëndafila ngjyrë të kuq dhe të bardhë për Demi Rose. Ajo është një nga modelet më të komentuara për shkak të formave trupore, por edhe sepse asnjëherë nuk e ka problem që të tregojë më shumë seç duhet në fotot që publikon.

27-vjeçarja , i la pak vend imagjinatës teksa pozoi mes trëndafilave të shumtë të rregulluar në formën e një zemre, ndërsa u pa e mbuluar vetëm me një çarçaf.

Modelja i stiloi flokët e saj kaçurrelë në një topuz. Duke ndarë me 19.8 milionë ndjekësit e saj këto foto, ajo ekspozoi dekoltenë.

Javën e kaluar Demi Rose ndodhej në Ibiza për t’iu larguar temperaturave të larta të këtyre ditëve ndërsa si gjithmonë nuk munguan edhe fotot provokuese. 27-vjeçarja është një profesioniste përpara kamerës dhe di si të rrisë numrin e fansave në Instagram.

Klan News