18 zona të reja zhvillimi në 7 Bashki

Programi i rindërtimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti  i 26 Nëntorit do të përfshijë ndërtimin e 18 zonave të reja zhvillimi në 7 Bashki.

Detajet e miratuara të premten nga Këshilli i Ministrave i ka publikuar Kryeministri Rama ku gjysma e tyre do të jenë në Tiranë.

Në kryeqytet janë përzgjedhur 9 zona, ku pritet të ndërtohen banesa për të prekurit nga tërmeti.

Në Bashkinë e Kurbinit ndërtimet do të përqendron në dy zona, në atë të Krujës në tre, në Vorë, Shijak, Durrës e Kavajë ndërtime do të ketë në një zonë.

Kryeministri sqaron se studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vijon, pasi në pritje për miratim janë të tjera lagje në 7 Bashki,  atë të Krujës, Kamzës, Lezhës, Durrësit, Kavajës, Shijakut e Kurbinit.

Tv Klan