Raul Gonzalez Blanco është i vendosur të nisë në karrierë të re, atë të trajnerit, 3 vite pasi la futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi përfundon muajin e ardhshëm kursin në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe më pas do të stërvisë një nga ekipet e të rinjve të Real Madrid, klubi ku ishte më i suksesshëm.

Lajmin e bën të ditur sportivja madrilene “Marca” duke shtuar se Raul do të ulet në stolin e Juvenil B, për moshën deri 19-vjeç. Një zgjedhje kjo që e kanë bërë në të kaluarën edhe ish-futbollistë të brezit të tij si Guti, i cili mund të kalojë nga Juvenil A tek ekipi i dytë, Real Madrid Castilla.

Drejtuesit e klubit madrilen besojnë shumë tek ish-futbollistët. Një shembull i qartë është Zinedine Zidane, i cili u emërua në 2016 trajner i ekipit të parë duke fituar 8 trofe deri më tani, mes tyre 2 Champions League.

Tv Klan