Për qendërmbrojtësin e Gjermanisë David Raum ta nënvlerësosh sulmuesin e Spanjës Lamine Yamal, do të ishte një gabim i madh.

Edhe pse 16 vjeç, lojtari i Barcelonës ka treguar se është një rrezik i vazhdueshëm për ekipet kundërshtare.

Pasi ‘pancerat’ që kanë 10 vite pa fituar një trofe ndërkombëtar mundën Danimarkën 2-0, do të përballen në çerekfinalet e kompeticonit me “La Roja-n”, në një finale të parakohshme.

Të dyja kombëtaret e kanë fituar europianin nga tri herë dhe konsiderohen si pretendente për ta ngritur trofeun edhe në këtë edicion.

Për Raum si Jamal, ashtu edhe sulmuesi tjetër Niko Williams janë tepër të rrezikshëm.

David Raum, mbrojtësi i Gjermanisë: Kur e vëren se ccfarë Jamal i sjell futbollit, mosha nuk përbën më çështje. Ai djalë luan titullar te Barcelona dhe po ashtu në  kombëtare, kështu që s’ka logjikë ta trajtojmë si fëmijë. Ka cilësi të mëdha dhe duhet të gjejmë në mënyrë ta bllokojmë.  Bashkë me Niko Williams janë lojtarë mjaft cilësorë, por te Spanja të gjithë janë mjaft të zotë. Janë të paparashikueshëm e duhet gjetur mënyra t’i bllokojmë. Çdo ndeshje e shikojmë si finale, nëse duam ta fitojmë titullin, duhet të mundim çdo rival, përfshirë edhe Spanjën.

Gjermania nuk e ka mundur asnjëherë Spanjën në një turne ndërkombëtar në 36 vitet e fundit.

‘Pancerat’ u mposhtën në finalen e euro 2008 nga “Furia e kuqe” dhe u mundën po ashtu edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 2010.

Në Ligën e Kombeve në 2020, “La Roha” i shkatërroi 6-0, ndërsa në botërorin e 2022, Gjermania barazoi 1-1. Suksesi i fundit i pancerave ndaj iberikëve erdhi në Euro 1988.

Klan News