Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Premier League.

Blutë e Londrës e nisën shumë mirë takimin, duke kaluar të parët në avantazh me anë të Jackson në minutën e 25-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Megjithatë, miqtë barazuan në minutën e 54-t me Eze dhe rezultatin 1-1 e ruajtën deri në fund, për të marrë një pikë.

Me këtë barazim, Chelsea mban vendin e 11-të me 4 pikë, pas tre javësh, ndërsa Crystal Palace renditet në vendin e 16-të dhe pika sotme është e para për këtë sezon.

Newcastle mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti skuadrën e Tottenham me rezultatin 2-1. Barnes zhbllokoi takimin në minutën e 37-të, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Një autogol i Barnes në minutën e 56-të, barazoi shifrat. Newcastle nuk u dorëzua dhe vazhdoi sulmet e njëpasnjëshme, për të gjetur avantazhin në minutën e 78-të, me sulmuesin Isak.

Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e 10-të me 4 pikë. /tvklan.al