Ceferin gati të marrë masa: Ndeshja e Champions mund të mos luhet

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid e Chelsea e planifikuar për të martën e ardhshme mund të anulohet.

Kjo është konfirmuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Seferin, i cili vazhdon betejën e tij me klubin spanjoll.

Për mediat sllovene, Seferin tha se anulimi i sfidës mund të jetë një ndëshkim për Realin, i cili shihet si klubi kryesor në themelimin e Superligës Europiane.

Klan News